“Rikthimi i dinjitetit të të zhdukurve”- Komiteti i Helsinkit, tryezë diskutimi me shumë aktorë

Prej më shumë se tre dekadash nga rënia e komunizmit në Shqipëri krimet çnjerëzore vijojnë të mbeten të pa zbardhura, ku shumë familje të personave të ekzekutuara nga diktatura komuniste nuk dinë ende ku të gjejnë eshtrat e tyre
Gjatë takimit të zhvilluar nga Komiteti Shqiptarë i Helsinkit me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në vendin tonë u tha se numri i të zhdukurve është rreth 6 mijë persona.
Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptarë Helsinkit Erida Skendaj u shpreh se numri i të zhdukurve është rreth 6 mijë persona.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Ambasadori Hollandez Reinout Vos i cili u shpreh se numri i të zhdukurve është i lartë.
“Numri i personave të humbur është frikësues, nuk e dimë shifrën e saktë, por kjo është problematike. Është dhënë shumë pak për të dhënë mbështetje për familjet e personave të humbur gjatë regjimit komunist“, u shpreh ambasadori holandez.
Ndërsa kryetarja e “Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit” Gentiana Sula tha se duhet një bashkëpunim nga të gjitha institucionet për zgjidhjen e kësaj çështje.
Deri më tani nga kërkimet e familjarëve te personave të zhdukur janë gjetur rreth 2 mijë persona ndërsa fati i të tjerëve nuk dihet ende.
Ndërkohë kjo çështje tashmë është pjesë e negociatave për antarësimin e vendit tonë në BE.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/