E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos më krahasoni me Messin

Mesfushori i ri i Chelseas, Eden Hazard thotë se do të ishte ekzagjeruese po të krahasohet me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Përfaqësuesi belg iu bashkua kampionit evropian nga Lille për 32 milionë funte gjatë kësaj vere dhe nga ai pritet shumë.

“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe do të ishte e ekzagjeruar të themi se mund të jem aq i mirë. Por, jam i lumtur nëse njerëzit shohin ngjashmëri në mes nesh. Krahasimi me Messin më bën të mendoj se çka duhet të arrij me Chelsean dhe se çka duhet të bëj për të arritur deri aty.

Në fund vendos trajneri nëse do të luaj në rol të njëjtë me Messin, por unë dua të jem i suksesshëm”, deklaroi 21 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›