Ronaldo, larg nivelit të Messit

Diego Maradona e ka dhënë opinionin e tij se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk do ta arrijë kurrë nivelin e njëjtë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Të dy lojtarët janë favoritë për ‘Topin e Artë’, pas sezonit impresionues, por legjenda e futbollit argjentinas e sheh portugezin larg bashkëkombësit të tij.
“Ronaldo nuk do ta arrijë kurrë nivelin e Messit. Lionel uk ka nevojë për goditjet e fuqishme të Cristianos. Messi vetëm driblon rreth golit me topin në këmbët e tij. E argjendta është maksimumi që mund ta mbajë Ronaldo, pasi që Messi është gjithmonë i artë”, deklaroi Maradona për televizionin TVR.