E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Spanjë nuk kanë të ndalur

Me mijëra punëtorë spanjollë gdhinë në rrugët e Madridit, për të protestuar kundër politikave të Madridit zyrtar.

Aktualisht vendi me normën më të lartë të papunësisë në Bashkimin Europian, me 24 për qind të forcës aktive që punon, Spanja duhet të imponojë masa të ashpra për të shmangur falimentimin ekonomik.

Protesta paqësore ishte organizuar nga bashkimi i sindikatave më të mëdha në vend dhe kortezhi kaloi përpara selive qeveritare pa asnjë incident.

Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të shënojnë rënie, ndërsa frika për mbijetesën e euros rritet, së bashku me ankthin për një falimentim të mundshëm spanjoll, që do t’i jepte një goditje të rëndë të gjithë unionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›