Mos pyet mos trego homoseksualet do te lejohen edhe ne ushtrine shqiptare

Tirane 15 Nentor NOA/ Eglantina Nasi - Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim ne bashkepunim me Forcat e Armatosura dhe me OSBE publikuan sot ne Tirane Udhezuesin per te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut te personelit te Forcave te Armatosura.
Me rastin e prezantimit te ketij manuali u zhvillua ne Akademine e Mbrojtjes nje Konference Kombetare per kete ceshtje ku nje prej pikave te diskutimit ishte dhe ceshtja e te drejtave te homoseksualeve ne radhet e ushtrise.
Ne kete panel ishin te ftuar per te diskutuar ish-presidenti Rexhep Meidani i cili duke folur per te drejtat e njeriut ne ushtri te tilla i konsideroi dhe te drejtat e homoseksualeve ish-kryetari i komisionit parlamentar per Mbrojtjen Dashamir Shehi i cili pohoi se kjo eshte nje fushe ku Shqiperia pak ka bere deputetja e PS Vasilika Hysi e cila tha se tashme ka ardhur koha qe te flasim edhe per ceshtje deri me sot tabu ne shoqerine shqiptare si per shembull te drejtat e personave me orientim te ndryshem seksual brenda Forcave te Armatosura etj.
Nga ana e tij Kristi Pinderi perfaqesues i PINK Embassy pasi pershendeti per faktin teper pozitiv qe edhe ushtria ka nisur tashme nje debat ne lidhje me te drejtat e njeriut tha se me miratimin e ligjit anti-diskriminim de jure Shqiperia nuk pengon pranimin e gejve lezbikeve apo biseksualeve ne ushtri por de facto situata eshte krejt tjeter.
Sipas Pink Embassy ushtria shqiptare ka nevoje aktualisht qe te zhvilloje nje proces te mirefillte informimi dhe kulturimi te personelit te saj ne lidhje me te drejtat qe edhe pjesetaret e Ushtrise dhe te Forcave te Armatosura gezojne ne menyre te barabarte me te gjithe qytetaret e tjere te vendit.
Kurrikulat e Komandes se Trajnimit dhe te Doktrines kane gjithashtu nevoje te rishikohen per te qene te freskuara me informacion te sakte te drejte dhe jo paragjykues ne lidhje me homoseksualet meshkuj apo femra te cilet sipas PINK kane qene jane dhe do te vazhdojne te jene pjese e ushtrise ndonese nuk e deklarojne dot hapur orientimin e tyre seksual per shkak te atmosferes paragjykuese.
Ne udhezuesin per te drejtat e njeriut te botuar nga OSBE nje kapitull i vecante i kushtohet edhe te drejtave te homoseksualeve ne ushtri. Udhezuesi tregon se ka sot tre perqasje kryesore qe ushtrite anetare te OSBE kane ndaj ceshtjes ne fjale. Nje pjese e pranon ligjerisht aktivizimin ne ushtri te homoseksualeve madje ka organizuar edhe fushata te mirefillta sensibilizuese per kete ceshtje.
Nje pjese tjeter e vendeve aplikojne doktrinen e famshme te prezantuar fillimisht nga ish-presidenti i SHBA Bill Clinton Mos pyet mos thuaj nderkohe qe ka dhe vende si Serbia Greqia apo dhe Turqia te cilat e kane te ndaluar me ligjin aktivizimin e
homoseksualeve ne ushtri ndonese BE ka disa direktiva qe kerkon heqjen e ndalimit te rekrutimit ne ushtri te homoseksualeve.
Shqiperia nuk e pengon me ligj pranimin ne radhet e ushtrise te personave homoseksuale ama deri me sot nuk ka as edhe nje rast te njohur te deklarimit te orientimin homoseksual ne ushtri dhe kjo perpara se te jete tregues se ne ushtrine tone nuk ka homoseksuale mund te jete tregues i pakundershtueshem i homofobise ekstreme qe ekziston ne ushtri ashtu si dhe ne shumicen e fushave te tjera te shoqerise shqiptare - tha Pinderi.
n.e/NOA