Vendimi i KRRTRSH Unaza e Madhe e Tiranes me 8 korsi

Tirane 15 Nentor NOA - Unaza e Madhe e Tiranes segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzes eshte vendimi me i fundit i miratuar i Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise.
Ai u be me dijeni gjate mbledhjes se sotme te KRRTRSH-se nga kryeministri Berisha sipas te cilit ky segment do te kete nje gjatesi 6.5 kilometra gjeresi 110 metra me 8 korsi ku perfshihet korsia e mjeteve te transportit publik dhe emergjences.
Ne kete projekt eshte parashikuar dhe hapesire per tramvaj. Vlera e ndertimit te ketij segmenti arrin ne 115 milione euro.
Nder te tjera ne kete seksion jane parashikuar dhe trotuare me gjeresi 3-5 meter rrjetet e ujesjellesve kanalizimeve ndricimi gjelberimi sinjalistika etj.
Ky segment pervec se eshte pjese e unazes do te krijoje edhe nje mundesi te re hyrje ne kryeqytet duke krijuar hapje te portes se veriut dhe te lindjes per Tiranen. Ne piken e tij fillestare objekti do te lidhet me rrugen e Arbrit duke bere te mundur thithjen e trafikut qe vjen nga kjo rruge dhe shmangien e ketij trafiku nga qendra e Tiranes.
Kryeministri Berisha vleresoi se kjo eshte nje nga veprat me te rendesishme qe ndertohet ne vend.
n.e/NOA