Relaksohet në Rio De Janeiro

Ka qenë me siguri masazhatori më me fat ditën e djeshme në Rio De Janeiro, ai që i është përkushtuar Eva Longorias. Aktorja bukuroshe është fotografuar duke u relaksuar në plazh dhe duke marë rreze, veshur me bikini shumëngjyrësh, shkruan shqiptarja.
Ndërkohë që bënte masazh Eva merej me mesazhe në telefonin e saj. Aktorja 38 vjeçare ka shijaur totalisht momentet e pushimit dhe është dukur në formë të shkëlqyer. Eva është dukur mjaft e lumtur, madje ka postuar një shkrim dhe në rrjetin social Twitter gjatë momentit të pushimit.
Përveç formave të saj të bukura ka rënë në sy dhe tatuazhi në formë kryqi në fund të shpinës. Eva ka shfrytëzuar mundësinë që së bashku me miqtë e saj të vizitonte dhe gjëra të tjera të veçanta në Rio./Indeksonline/