Maqedoni, shqiptarët nuk do festojnë 20-vjetorin e pavarësisë
SHKUP- Në komunat shqiptare në Maqedoni nuk është organizuar asnjë manifestim me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Autoritetet e këtyre komunave nuk kanë dashur të komentojnë faktin e mos organizimit të aktiviteteve festive, lidhur me këtë përvjetor, e cila po paraprihet nga përgatitja e një ceremoni zyrtare dhe aktivitetesh të shumëllojshme me rastin e shënimit të kësaj feste shtetërore, nga qeveria dhe koalicioni VMRO-DPMNE, raporton INA.
Shpallja e pavarësisë së vendit vazhdon të jetë një çështje debati midis forcave politike maqedonase dhe shqiptare, sidomos gjatë periudhës së shënimit të këtij evenimenti historik.
Më 8 shtator të vitit 1991 në Maqedoni u mbajt referendumi i pavarësisë, me ç`rast shumica e qytetarëve u deklaruan për pavarësimin e vendit nga ish-federata jugosllave.
Nesër rreth 20 komuna të dominuara nga shqiptarët nuk do të festojnë përvjetorin e 20-të pavarësisë së vendit, përfshirë këtu Tetovën, Gostivarin, Strugën , Dibrën, Çairin dhe komunat e tjera rurale.
(e.m/BalkanWeb)