Olldashi shantazh pas publikimit në media të aferës korruptive
TIRANË- “Në datën 5, pra i bie dy ditë përpara Inspektoriati Kombëtar Urbanistik, ndërmorri një kontroll rutinë në komunën e Dajtit, për të verifikuar ligjshmërinë e ndërtimeve që po zhvilloheshin në territorin e kësaj komune”,- deklaroi sot ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi.
Në fakt urdhri i brendshëm e kryeinspektorit të INUK, Gëzim Dautaj sic shihet edhe nga pamjet tregon se është ushtruar kontroll në komunën Dajt, duke filluar nga data 6 shtator dhe jo në datën 5 shtator, sic pretendon ministri.
“ Ndër konstatimet e këtij kontrolli rutinë të inspekoriatit ishin disa ndërtime që kryheshin jashtë kushteve ligjore dhe prej të cilat u ndoq procedura që ndiqet gjithmonë për tu mbajtur procesverbali përkatës në përputhje me ligjin e inspektimit, ligjin me të cilin vepron inspektorati. Një ndër këto ndërtesa ësthë kjo që unë do ju tregoj juve, një pallat i sapo nisur në kushte tërësisht të paligjshme, në një territor që nuk figuron , as në vijën e verdhë të bashkisë Tiranë , as në vijën e verdhë të komunës Dajt, por që gjendet në tokë bujqësore, pa një plan rregullues, pa një studim pjesor. I përket si investitor Grupit ‘Egnatia’.
Në këtë shkresë të datës katër tetor 2010, për leje sheshi dhe leje ndëtimi mbështetur në ligjin për urbanistikën Këshilli i Rregullimit të Territorit të komunës Dajt ka vendosur të miratojë kërkesën për leje sheshi dhe leje ndërtimi, për objektin godinë banimi dhe shërbimi me investitor ‘Egantia Group’ dhe zbatues Erioni sh.p.k shkresë kjo e firmosur nga sekretari i KRT-së së komunës Dajt arkitekt Artan Baliaj dhe kryetari i komunës së Dajtit kujtim Qefalia. Kjo tregon se nuk është tokë bujqësore, por truall ndërtimi.
Në këtë shkresë të tretë tregohet se Këshilli i Rregullimit të Territorit të komunës Dajt dhe sekretaria teknike e KRT-së, jep leje ndërtimi subjektit ndërtues Erioni sh.p.k, për objektin në Dajt.
“I përket 100% zotit Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetës Panorama dhe i grupit mediatik Focus, ku bën pjesë Gazeta Shqiptare dhe Televizioni NEËS24. E ritheksoj se kontrolli rutinë u bë në datën 5 shtator. Menjëherë të nesërmen dhe në vijim, nga gazetat në posedim të zotit Hysenbelliu ka nisur një fushatë denigrimi, shpifjesh, të pavërtetash kundër ministrit të Punëve Publike, personalisht kundër Sokol Olldashit”- theksoi ministri Olldashi.
Kotolli rutinë në fakt është bërë në datën 6 shtator disa orë më pas publikimit të skandalit të internetit në gazetën Panorama dhe jo sic thotë mnistri Olldashi, para publikimit të skandalit.
Kjo shihet qartë në urdhrin e brendshëm të ministrisë.
Nga data e botimit të gazetës shihni që është 6 shtatori, disa orë para se INUK të kontrollonte, ndërtimet në Dajt dhe nuk si të jetë fushata e shantazhit, para kontrollit.
Por, është e kundërta, shantazh nga ministri,pas botimit. Nga nan tjetër INUK në kontrollin e tij pranë objekti nuk ka lënë asnjë procesverbal apo dokument tjetër ku kontaton parregullsisë, pasi nuk u kontrolluan dokumentet nga Inspektoriati.
(NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Afera Olldashi me linjat e internetit, krijon monopol për 40 vjet