E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mosha është thjesht një numër për Ledina Çelon, sa vjeç bën sot këngëtarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, feston sot 48 vjetorin e lindjes, por duket se koha nuk ka lënë asnjë shenjë mbi të. Me një pamje të freskët, ajo vazhdon të mahnisë fansat e saj. Ledina ka dy fëmijë dhe jeton prej vitesh në Gjermani, ku ka gjetur stabilitetin e saj personal dhe profesional.

Për fansat shqiptarë, ajo është rikthyer fuqishëm në ekran, duke u bërë pjesë e jurisë në emisionin “Albania’s Got Talent”. Ky rikthim ka qenë një surprizë për publikun që me të vërtetë kishte nevojë për energjinë e saj.

“Gëzuar 48 vjetorin tim”, shkruan Ledina krah një video të shkëputur nga performanca e saj spektakolare në Albania’s Got Talent./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by LEDINA CELO (@ledinacelo)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›