VIDEO/ Meghan Markle dhe Billie Eilish bënë realitet ëndrrën e një adoleshenteje

Meghan Markle dhe Billie Eilish i dhanë një moment të fuqishëm solidariteti një adoleshenteje që pa jetën e saj të ndryshonte në mënyrë dramatike për shkak të një zjarri shkatërrues në Kaliforni. Dukesha e Sussex-it vizitoi vajzën e re në Altadena të Los Anxhelosit, një zonë e prekur rëndë nga zjarret, për t’i ofruar mbështetje dhe një surprizë të veçantë.
Adoleshentja tregoi historinë e saj dhe humbjen e një artikulli të dashur: një bluzë nga një koncert i Billie Eilish, e cila u shkatërrua nga zjarri . E pavarësisht se Meghan nuk kishte asnjë lidhje personale me këngëtaren e njohur, ajo shfrytëzoi kontaktet e saj dhe arriti të vinte në kontakt me të përmes këngëtarit të Maroon 5, Adam Levine dhe bashkëshortes së tij, Behati Prinsloo.
Dhe sigurisht, përgjigja e Billie Eilish ishte e menjëhershme dhe prekëse . Ajo jo vetëm që i dërgoi të resë një bluzë të re, por i shkroi edhe një shënim personal, duke i treguar mbështetjen e saj në veprim. Meghan Markle, përmes kësaj nisme, theksoi rëndësinë e ndjeshmërisë dhe mbështetjes për ata që kanë nevojë, veçanërisht në kohë të vështira.
“Faleminderit shumë, Billie Eilish, kjo do të thotë shumë për të. Dhe unë sinqerisht falënderoj Adam Levine dhe Behati Prinsloo, ju më ndihmuat ta kaloj këtë, dhe të gjithëve që po mbështesin njerëzit në mënyra të vogla dhe të mëdha për të kapërcyer atë që ndodhi në Kaliforni, faleminderit shumë ,” vuri në dukje Markle në videon e saj.
View this post on Instagram