Mosha mesatare?!
Lajmërime vdekjet,
A i kini parë,
Shumica që vdesin,
Janë 50 vjeçarë!
Janë 50 vjeçarë,
Poedhe më pak,
Një në pesë të ikur,
Mund të jetë plakë!
Ndaj rri e vras mendjen,
Se kuptoj dot fare,
Si e gjeti Sala,
Moshën mesatare?!
Nga fletët në mure,
Lehtë do ta kuptonit,
Shumica sarrin,
Moshën e pensionit!
Jo 70 vjeçarin,
Pensionin skandal,
Po atë që kemi,
Tani aktual!
Sikur të vendoset,
Çtha shoku Sali,
Gjer në atë moshë,
Rrallë se shkon njeri!
Stresi i varfërisë,
Po na bën kërdinë,
Shto pastaj hatanë,
Nga plehrat që vinë!
Kujt i referohet,
Sala nuk e dimë,
Mbase ka në mendje,
Veç Ramiz Alinë!
Që të rrimë shtrembër,
E të flasim drejt,
Shpirti i protestës,
Është shuar krejt!
Nuk them se do bëjmë,
Këtu kijametin,
Po kush sbën protesta,
Pranon realitetin!
Duhet një protestë,
Përmbi gjithë të tjerat,
Kundër qeverisë,
Që po na sjell plehrat!
Listën e filluam,
Për llum e për plehra,
Por lista është plot,
Me krime të tjera!