E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moshat U-19, Vllaznia pranë titullit

www.albania-sport.com - Vllaznia U-19 fitoi 4-1 në Durrës me Shkëndinë e kësaj moshe në javën e 22-të, duke hedhur një tjetër hap vendimtar drejt titullit kampion të radhës në Kategorinë Superiore U-19. Për shkodranët e Elvis Plorit shënuan me radhë Erkoçeviç (2), Tafaj dhe Boçi. Deliallisi realizoi për Shkëndinë e Durrësit. Elbasani mundi 1-0 Partizanin, me një gol të realizuar nga Dosti me penallti në pjesën e parë. Besa dhe Teuta ndanë nga një pikë në Kavajë: Qesja shënoi i pari për Teutën e Begesë, Hasa barazoi dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes për Besën e Sinellës. Dinamo zhvilloi një “test” ndaj Shkumbinit, në fitoren 5-1 të bluve të Xhorxhi Pukës: Moçka (2), Lala, Delia dhe Imami shënuan për blutë; Lundraxhiu për peqinasit. Tirana fitoi 4-1 me Lushnjën: Morina (3) dhe Tusha (me penallti) mbajnë firmat e bardhebluve; Prezhenaj shënoi golin e flamurit për Lushnjën. Në këtë kategori kryeson Vllaznia (56 pikë), e ndjekur nga Teuta (47) dhe Partizani (37).

KATEGORIA I

Në Kategorinë I të moshës U-19, në Grupin e Veriut u zhvilluan vetëm dy nga katër takimet e programuara: Kastrioti humbi në shtëpi me Kamzën (0-1) dhe Besëlidhja fitoi 2-0 në Lezhë me Adën e Velipojës. Apolonia-Burreli dhe Turbina-Gramshi nuk u luajtën. Në këtë grup kryeson Ada me 48 pikë, e ndjekur nga Besëlidhja (44) dhe Apolonia (40).

Në Grupin e Jugut, po të kësaj Kategorie, Gramozi barazoi 2-2 me Bilishti Sport në Ersekë, ndërkohë që Luftëtari fitoi 3-0 në Kuçovë me Naftëtarin vendas. Takimet Sopoti-Skënderbeu dhe Skrapari-Bylis nuk u luajtën. Në këtë grup kryeson Bilishti Sport (59 pikë), i ndjekur nga Luftëtari (37) dhe Bylisi (33)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›