E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moshat U-17, Elbasani afrohet me Flamurtarin

www.albania-sport.com - Elbasani U-17 fitoi 2-1 me Partizanin e kësaj moshe në javën e 22-të Kategorisë Superiore U-17. Xhardja dhe Broshka i çuan shifrat në 2-0 përpara se Cullhaj të realizonte golin e nderit për Partizanin e Shahin Berberit. Shkëndija e Durrësit fitoi 3-2 me Vllazninë: Lushaj, Neza dhe Barçi realizuan për shkollarët e drejtuar nga Kërçova. Markolaj dhe Guri mbajnë firmat e golave të Vllaznisë së Cakut. Dinamo fitoi 2-1 me Shkumbinin. Mulgeci realizoi golin e parë për Dinamon e Mehmetit, barazoi Sulkja për Shkumbinin e Gjatës, ndërkohë që goli i fitores për Dinamon erdhi me penalltinë e realizuar nga Keta. Teuta fitoi 1-0 derbin me Besën në Kavajë: vendimtar goli i realizuar nga Tema në pjesën e dytë. Tirana fitoi 4-1 me Lushnjën. Ukcenaj (2), Kërçiku dhe Premçi mbajnë firmat e bardhebluve, Bilbili shënoi golin e flamurit për Lushnjën. Laçi fitoi 2-0 me Skënderbeun. Flamurtari (një ndeshje më pak) kryeson me 49 pikë, i ndjekur nga Elbasani (47) dhe Vllaznia (36).

KATEGORIA I
Në grupin e Veriut, Kastrioti e Kamza ndanë nga një pikë në barazimin pa gola, Besëlidhja fitoi 2-0 me Adën, ndërsa Turbina mposhti 4-2 Gramshin. Apolonia-Burreli nuk u luajt. Në këtë grup kryesojnë Kamza dhe Besëlidhja, të dyja me nga 49 pikë. Apolonia (37) dhe Gramshi (32) ndajnë vendet 3-4.

Në grupin e Jugut, Gramozi dhe Bilishti u ndanë në barazim 1-1, Sopoti fitoi me Pogradecin 3-1 dhe Luftëtari fitoi 3-2 me Memaliaj. Skrapari-Bylis nuk u zhvillua. Në këtë grup kryeson bindshëm Pogradeci (54 pikë), i ndjekur nga Gramozi (31) dhe Bilishti Sport (31).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›