Mosiu nguc Serbinë

Presidenca e Serbisë nuk ka lënë pa reaguar ndaj deklaratës së Ish-Presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu i cili ka thënë se ka ardhur koha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Këshillatëri i presidentit të Serbisë,Tomislav Nikolic, Marko Djuric ka reaguar lidhur me këtë deklaratën të ish-Presidentit Moisiu
Djuric thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të shqetësohet nga deklarata të tilla, transmeton RTS
“Moisiu nuk është i vetëm që shpreh këtë dëshirë pasi edhe shumë të tjerë ëndërrojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan duke i marrë territor Serbisë”,
“E gjitha që mund t’u them atyre është se nuk mund të copëtojnë vendin tonë, as këtu e askund tjetër në territorin tonë”, tha Djuric në Graçanicë,
Kurse deklarata e ish-presidentit Moisut ka qenw qw tashmë ka ardhur koha dhe nuk ka pengesa që çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të fillojë të diskutohet, në mënyrë që në një të ardhme edhe të realizohet, fillimisht në formën e një konfederate. /Indeksonline/