Daçiq: Thaçi nuk është gjarpër
.jpg)
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, në një tekst autorial për Financial Times, duke shkruar për nevojën që shteti i tij ka për integrimin evropian, ai nuk ka anashkaluar pa përmendur edhe dialogun në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, transmeton oainfo.
“Jam nisur drejt asaj që nuk kemi të drejt askënd ta gënjejmë. As njerëzit në Serbi, e as partnerët në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia, ku shumica e popullatës deri dje ka ëndërruar në ‘mbretërinë e qiejve’ dhe për të cilën Kosova është vetëm zemra e atij miti, është dashur, shumë shpejtë, të zbresë në tokë. Për këtë kam shkuar të bisedoj me njeriun me të cilin, disa dhjetëra vite më parë, kam luftuar”, ka thënë ai.
Daciq ndër tjerash ka shtuar se populli i tij duhet të heqë bindjen “mitike” që ka për kryeministrin kosovar :
“Hashim Thaçi nuk është ‘dragua apokaliptik, gjarpër i vjetër’, i cili sulmon ‘mbretërinë tonë të qiejve’.Është dashur të tregojmë se ai (Hashim Thaçi) është njeri i zakonshëm, njeri i tokës, kundërshtar, jo mitik, por politik, me të cilin mund dhe duhet të bisedohet “, ka përfunduar Daçiq./Indeksonline/