Moska: Nëse nuk merren parasysh kushtet e Putinit, s’ka paqe në Ukrainë

Presidenti Vladimir Putin synon të vazhdojë të luftojë në Ukrainë derisa Perëndimi të angazhohet për të negociuar kushtet e Moskës për të arritur paqen.
Sipas Reuters, që është konsultuar me burimet afër Kremlinit kërkesat territoriale të Vladimir Putin mund të zgjerohen teksa forcat ruse përparojnë, por nisur edhe nga kërcënimet për sanksione ndaj Rusisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Presidenti rus Vladimir Putin i cili urdhëroi trupat ruse në Ukrainë në shkurt 2022 pas tetë vjetësh luftimesh në lindje të vendit midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase, beson se ekonomia e Rusisë dhe ushtria e saj janë mjaft të forta për të sfiduar sanksionet e Perëndimit, transmeton Reuters.
Të hënën presidentit amerikan Donald Trump u shpreh i zhgënjyer me refuzimin e Putinit për të rënë dakord mbi armëpushimin dhe njoftoi se do të nisë furnizimin me armë të Ukrainës, përfshirë sistemet e raketave “Patriot”.
Gjithashtu, ai kërcënoi me sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, vetëm nëse arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve.
Tre burimet ruse, pranë nivelit të lartë të Kremlinit, thanë se Putini nuk do ta ndalojë luftën pavarësisht presionit nga Perëndimi dhe beson se Rusia – e cila ka mbijetuar nga sanksionet më të vështira të vendosura nga Perëndimi – mund të durojë vështirësi të mëtejshme ekonomike, përfshirë tarifat e kërcënuara të ShBA-së që synojnë blerësit e naftës ruse.
“Putin mendon se askush nuk është angazhuar seriozisht me të në detajet e paqes në Ukrainë – përfshirë amerikanët – kështu që ai do të vazhdojë derisa të marrë atë që dëshiron” i tha një prej burimeve Reutersit në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së lartë.
Me gjithë bisedat telefonike midis Trump dhe Putinit, dhe vizitave në Rusi të të dërguarit special amerikan Steve Ëitkoff, udhëheqësi rus beson se nuk ka pasur diskutime të hollësishme mbi bazën për një plan paqeje, tha burimi.
“Putin vlerëson marrëdhëniet me Trump dhe pati diskutime të mira me Witkoff, por interesat e Rusisë qëndrojnë mbi gjithçka”, u shpreh burimi.
I pyetur për një koment për raportimin e Reuters, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Anna Kelly fajësoi ish-Presidentin Joe Biden për lejimin e luftës që shpërtheut gjatë administratës së tij.
“Për dallim nga Biden, Presidenti Trump është përqendruar në ndalimin e vrasjeve, dhe Putin do të përballet me sanksionet dhe tarifat nëse ai nuk pajtohet me armëpushimin”, tha ajo.
“Kushtet e Putinit për paqen përfshijnë një premtim ligjërisht i detyrueshëm se NATO nuk do të zgjerohet në lindje, neutralitet ukrainas dhe kufij në forcat e saj të armatosura, mbrojtje për rusisht-folësit që jetojnë atje dhe marrjen e territoreve të pushtuara”, theksojnë burimet për Reutersin.
Gjithashtu, burimet që kanë folur për Reuters-in, theksojnë se Putin është i gatshëm të diskutojë një garanci të sigurisë për Ukrainën që përfshin fuqi të mëdha, megjithëse nuk është e qartë se si do të funksiononte kjo, thanë burimet.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka thënë se Ukraina nuk do ta njohë kurrë sovranitetin e Rusisë mbi rajonet e saj të pushtuara dhe se Kyiv mban të drejtën sovrane për të vendosur nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n. Zyra e tij nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë histori.
Një burim i dytë i njohur me mendimin e Kremlinit tha se Putini i konsideroi qëllimet e Moskës shumë më të rëndësishme se çdo humbje e mundshme ekonomike nga presioni perëndimor, dhe ai nuk ishte i shqetësuar nga kërcënimet e ShBA për të vendosur tarifa për Kinën dhe Indinë për blerjen e naftës ruse.
/rtsh.al/