E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska Te shqetesuar per dhunen ndaj serbeve


Moska zyrtare ka shprehur shqetësim lidhur me dhunën që sipas saj po ushtrohet ndaj komunitetit serb në veri të Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për dhunën e forcave të KFOR-it ndaj banorëve serbë dhe vecanërisht për informacionet në lidhje me hapjen e zjarrit ndaj një autoambulance që transportonte të plagosur serbë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse.

Qeveria ruse i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, në vecanti KFOR-it dhe EULEX-it, që të zbatojnë parimin e neutralitetit.

Edhe ditën e martë, Moska zyrtare, përmes ambasadorit të saj në Beograd, shprehu mbështetjen Jemi të shqetësuar për dhunën e forcave të KFOR-it ndaj banorëve serbë. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, në vecanti KFOR-it dhe EULEX-it, që të zbatojnë parimin e neutralitetit

Ministria e Jashtme e Rusisë
për Serbinë lidhur me cështjen e Kosovës.

Ambasadori Aleksandr Konuzin deklaroi se problemet duhet të zgjidhen përmes bisedimeve, nga të cilat të dalin zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Qëndrimi i Rusisë mbi Kosovën është i palëvizshëm. Ashtu si dhe Serbia, ne angazhohemi që ky problem të zgjidhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, deklaroi Konuzin.

Diplomati rus kritikoi faktorin ndërkombëtar se mbështet palën kosovare, ndërkohë që sipas tij ai duhet të ketë një rol neutral.

“Për fat të keq, pala tjetër dhe ata që e mbështesin atë, kanë qëndrime të ndryshme, që nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura në dialog”, tha Konuzin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova De Marnhac: Kosova, mjaft me mbikëqyrje
Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë gati të trajtojnë vetë cështje serioze që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Thaci: Do vijojmë planin operacional
Kryeministri Hashim Thaçi, i sapokthyer nga Nju Jorku është shprehur i vendosur për të përfunduar punën e nisur në veriun e Kosovës. EULEX: Hetim ngjarjeve të fundit
Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka thënë se prokurorët e misionit të BE-së do të hetojnë ngjarjet në pikëkalimin e Jarinjes.
Dështon raundi i dialogut Prishtinë-Beograd
Këmbëngulja e Serbisë për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës solli dështimin e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd.
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve.


Lajmet kryesore

BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Thaci: Do vijojmë planin operacional
HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›