Statutet e Shkodrës i dhurohen muzeut kombëtar
Studiuesja italiane Lucia Nadin, i ka dhuruar muzeut historik kombëtar një kopje origjinale të dixhitalizuar të "Statutit të Shkodrës". Statuti është një nga dokumetet më të vjetër me natyrë ligjore që u jep mundësinë studiuesve dhe historianve që të krijojnë një ide më të qartë të funksionimit të rregullit dhe ligjit në Shqipërinë e viti 1400.
Sipas studiueses italiane Lucia Nadin, statutet kanë rëndësi historike në shumë fusha.
Statutet e Shkodrës përmbajnë 268 nene originale edhe 11 nene shtesë. Ata u rigjetën pas shumë shekujsh në biblotekën e muzeut të Venecias në Itali, kopia origjinale ndodhet po në këtë muze. Sipas studiuesve statuti i përket vitit 1346 kur Shkodra ishte nën regjimin e Stefan Dushanit.