BK bëhet antare e Bibliotekës dixhitale Botërore

Biblioteka kombëtare bëhet antare me të drejta të plota në bibliotekën dixhitale botërore. Dokumenti zyrtar iu dorëzua Aurel Plasarit drejtorit të bibliotekës nga Zv. ambasadorja e SHBA-së, Debora Jonse. Tanimë të gjithë të interesuarit do të mund të kenë një qasje në trashigiminë kulturore të dixhitalizuar në kultura dhe gjuhë të ndryshme të botës. Të gjithë të interesuarit mund të marrin shërbime falas, dhe informacine për libra të rrallë, dorëshkrime,harta, partitura etj.
Biblioteka kombëtare në bashkëpunim me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuan një konferencë shkencore ndërkombëtare me titull "Bibliotekat në epokën dixhitale”. Në këtë konferencë referuan edhe biblotekarë të bibliotekës së kongresit amerikan.