Moska e Minsku planifikojnë të rikthejnë fluturimet

Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar se do të zhvillojnë bisedime në lidhje me fluturimet e avionëve mes Moskës dhe Minskut, pas një pezullimi të shkurtër të flutirimit të tyre.
Zyrtarët e dy palëve pritet të diskutojnë çështjen të enjten, më 29 mars.
Arsyeja e pezullimit të shkurtër të fluturimeve nuk është shpjeguar publikisht nga autoritetet.
Ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit të Rusisë ka tërhequr të gjitha licencat që lejojnë fluturimet bjelloruse drejt Moskës, duke bërë që Bjellorusia të hakmerret me ndalimin e të gjitha fluturimeve ruse drejt Minskut.