E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me Miliband: Ndryshimi i madh ka nisur

Në kuadër të vizitës së tij në Londër kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka realizuar një takim me liderin e Partisë Laburiste në Angli, Ed Miliband. Mësohet se në qëndër të diskutimeve ka qenë situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Gjatë diskutimeve Ed Milliband ka përgëzuar kryesocialistin për për rolin e opozitës shqiptare, vecanërisht në kontributin e dhënë në cështjen e integrimit në vend. Kreu laburist gjithashtu i shprehi dhe ofroi mbështetjen e plotë të partisë që drejton, zotit Rama dhe Partisë Socialiste. Nga ana e tij Rama ka theksuar se programi socialist per nje Rilindje Shqiptare eshte rruga drejt Bashkimit Europian, per nje Shqiperi Europiane, për të rritur punësimin dhe mbështetur biznesin. Ndërkaq Rama takimin me Ed Miliband e ka komentuar dhe në rrjetin social twitter ku shkruan.
 

“3 ore plot energji dhe ide ne mjediset e parlamentit anglez.U takuam me Ed Miliband, Douglas Alexander,David Milliband e te tjere”.
Po kështu dhe vetë Miliband po në këtë rrjet ka komentuar:
 

“Ndryshimi i madh ka nisur”. Biseda me Ramën ka qenë “shumë interesante”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›