E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska irritohet nga rezoluta polake mbi krimet staliniste

Ministri i Jashtëm rus theksoi se “nuk mund të ndjej veçse keqardhje, që pushteti legjislativ në Poloni duke prekur këtë temë kaq delikate, sjell elementë tendenciozë dhe të politizuar”.

"Rezoluta e miratuar nga Kuvendi polak do të sjellë një goditje serioze në përpjekjet për zhvillimin e marrëdhënieve normale dhe fqinjësisë së mirë mes vendeve tona'', deklaroi ministri në një komunikatë.
          
Rezoluta e kuvendit u bën thirrje rusëve të njohin krimet e Stalinit, si ekzekutimin e 22 000 oficerëve polakë në Katyn, pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste dhe ish-Bashkimi Sovjetik, dhe thekson se sistemi i kampeve të asimilohet si një gjenocid.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›