E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: Berisha po manipulon historinë si Enver Hoxha

Deputetja Ledi Shamku, tha se ne “pritëm reagimin e Ministrisë së Arsimit, si institucioni përgjegjës që duhet t’u garantojë djemve e vajzave tona cilësinë e një edukimi kombëtar e modern, në liri të plotë gjykimi, por ministria e “epokës së re” të Sali Berishës reagoi duke e mbrojtur tekstin në fjalë me një gjuhë po aq të rreme sa edhe argumentet e tekstit”.

“Në këtë vend nuk po ka më institucione që bëjnë punën tyre, pasi Ministria e Arsimit ka marrë funksionet e Gjykatës, duke e shpallur ajo vetë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit,  për të të cilin ende nuk ka folur drejtësia. Nuk po ka institucione, por thjesht shërbëtorë të zellshëm të neo-diktatorit, i cili njëlloj si paraardhësi i tij, Hoxha, zgjedh ta instalojë diktaturën përmes manipulimit të historisë kombëtare dhe ta përhapë këtë manipulim përmes edukimit shkollor”, tha më tej deputetja socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›