E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moska kërcënon Lituaninë: Ju ndërpresim energjinë elektrike nëse vijoni me sankskionet

Moska ka kërcënuar Lituaninë me ndërprerjen e energjisë elektrike, pasi vendi është ende i varur për nevojat e saj nga një rrjet që e lidhe atë me Rusinë.

Moska u shpreh se ky është një ndër opsionet e studiuara prej tyre, për t’ju përgjigjur bllokimit të kalimit të disa produkteve në enklavën ruse të Kaliningradit në zbatim të sanksioneve të BE.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 119-të, teksa tensioni është shumë i lartë në zonën e Balltikut, pikërisht pasi Lituania bllokoi transportin e mallrave për në enklavën ruse të Kaliningradit . Moska kërcënon me hakmarrje, ndërsa NATO ka deklaruar se është e gatshme të mbrojë Lituaninë./ Corriere.it

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›