Moska paralajmëron Perëndimin: Do përballeni me rrezik kolosal nëse furnizoni Ukrainën me F-16
Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, paralajmëroi sot se nëse vendet perëndimore kanë një "rrezik kolosal" nëse furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16.
Grushko dha këtë paralajmërim uke iu përgjigj një pyetjeje për pasojat e furnizimit me F-16, të cilat Ukraina i ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s.
Ukraina nuk ka marrë ende ndonjë premtim për dorëzimin e avionëve luftarakë, por presidenti i SHBA Joe Biden u tha dje udhëheqësve të G7 se Uashingtoni mbështet programet e përbashkëta të trajnimit nga anëtarët e NATO-s për pilotët ukrainas F-16.
"Ne shohim që vendet perëndimore mbeten të lidhura me skenarin e përshkallëzimit. Kjo përfshin rreziqe kolosale për veten e tyre. Në çdo rast, kjo do të merret parasysh në të gjitha planet tona dhe ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur objektivat që kemi vendosur" tha ai.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
