Nesër zgjedhjet parlamentare në Greqi, 7 kandidatë shqiptarë në garë për mandatin e deputetit
Nesër, 21 maj do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Greqi.
Në këtë garë do të marrin pjesë dhe shtatë emigrantë shqiptarë. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika garojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.
Ndërsa tre të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari kandidojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.
Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar, thotë “Zëri i Amerikës”, janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe që janë përfshirë në jetën politike greke.
Mbetet për të parë nëse shqiptarët do të munden do të fitojnë karrige në parlamentin grek, për t’u bërë kështu edhe zëri i shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
