E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska pret rifillim të negociatave me Iranin

"Presim që një takim i ri mes shefes së BE-së për diplomacinë, Catherine Ashton dhe të krerëve politikë të grupit të ''Të Gjashtëve'' me partnerët iranianë të zhvillohet sa më parë të jetë e mundur", deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Serguei Riabkov, i cili citohej nga Interfax.

"Kemi të qartë se vonesa e paraqitur nga iranianët është e dyta deri në gusht dhe nga ana e të Gjashtëve, ku përfshihet Kina, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Gjermania, nuk besoj të ketë kundërshtime për organizimin e shpejtë të një takimi", theksoi ai.

Nga ana tjetër, Irani shprehet se është i gatshëm të rinisë në shtator negociatat me Grupin '5+1' lidhur me programin bërthamor, por kërkon një angazhim mbi objektivin për dialog.
"Ndërkohë që objektivi i negociatave do të jetë i qartë, Republika Islamike e Iranit (...) do të jetë e gatshme për diskutime për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe eliminimin e shqetësimeve të përbashkëta lidhur me programin bërthamor'', shkruante në një telegram drejtuar Ashtonit, kryenegociatori iranian i dosjes, Said Jalili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›