Greqi, sharrojnë hekurat e burgut, arratisen 2 shqiptarë

Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë arratisur nga burgu i Koridhalos në Greqi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat theksojnë sr dy shqiptarët kanë sharruar hekurat e dritares së spitalit të burgut dhe janë larguar.
Sipas policisë greke dy shqiptarët ishin dënuar për trafik droge por ata ishin shtirur si të sëmurë psiqikë prandaj edhe ishin shtruar në spitalin e burgut.
Gjatë qëndrimit në spital shqiptarët kanë sharruar hekurat e dritares dhe janë larguar ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.