E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne Shkopet bie ne liqen makina me tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrethin e Matit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Shkopetit. Sipas raportimeve paraprake, makina eshte tip Volksvagen me targa të Tiranës 6403 U dhe është në pronësi të mjekut Tahir Alku, 65 vjeç.

Brenda saj mendohet të kenë qenë tre persona, ndërsa ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel, në vendin e quajtur “Sektori C”. Policia sëbashku me polumbarët është nisur drejt vendngjarjes. Sakaq ende nuk dihet nëse personat të cilët ndodheshin në veturë kanë humbur jetën, ndërsa automjeti është fundosur i tëri në liqenin e Shkopetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›