E Diel, 1 Nëntor 2026

Moskë, zbulohet qyteti i nëntokës ku jetonin emigrantët ilegalë

Në Moskë janë zbuluar 150 emigrantë ilegalë nga Azia qëndrore, të cilët për një vit jetonin në një vend strehimi nën tokë, nën fabrikën për prodhimin e gjilpërave, njoftoi agjencia Interfax.

Në qytetin e nëndheshëm jetonin kryesisht emigrantë nga Kirgizia, Uzbekistani dhe Taxhikistani, transmeton AFP.

Në hapësirat e nëntokës emigrantët ilegalë kishin dhoma gjumi, banjo dhe hapësirë për lutje.

Fabrika Mostohlegmash në Moskë prodhon gjilpëra dhe sende të tjera të nevojshme për industrinë e tekstilit.

Nuk është e qartë nëse fabrika i kishte angazhuar emigrantët që jetonin nën sallat e prodhimit.

Mediat ruse theksojnë se shumica e emigrantëve do të deportohen, por disa prej tyre do të hetohen sepse dyshohen për disa krime të kryera në Moskë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›