E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarreveshjet OSSH-ujesjelles thajne Shijakun

Shijaku, prej kater ditesh eshte pa uje te pijshem, si pasoje e mosmarreveshjeve mes Ujesjellesit dhe OSSH-se. Nje situate problematike ne furnizimin me uje eshte konstatuar dhe ne qytetin e Durresit dhe zona te tjera te qarkut gjate diteve te fundit.

Mungesa e ujit ka shkaktuar pakenaqesi te banoret dhe pushtetaret lokale te qytetit, te cilet kane kerkuar qe pasojat e nje marredhenieje te keqe financiare mes dy ndermarrjeve mos t‘i vuajne konsumatoret e rregullt. Nenkryetari i bashkise se ketij qyteti, Indrit Buka, ne nje deklarate per shtyp e ka denoncuar kete situate te rende qe u ka mohuar ujin banoreve. OSSH-ja ka nderprere energjine elektrike ne stacionin e pompave ne Fushe-Kruje, nga ku furnizohet me uje te pijshem Shijaku, ashtu si dhe i gjithe Durresi dhe komunat e qarkut.

Nderprerja e energjise elektrike ne stacionin e pompimit eshte pasoje e borxhit te madh qe ka ndermarrja e Ujesjellesit ndaj OSSH-se, po ne kete rast pasojat kane renduar mbi qytetaret. "Qytetareve shijakas po u mohohen nje nga nje te drejtat me thelbesore, sic eshte furnizimi me uje. Shijaku eshte nje qytet me nivel shume te larte arketimesh per sa u perket faturave te ujesjellesit. Niveli i arketimeve eshte ne masen 75 per qind, po banoret e Shijakut ne rastin konkret po penalizohen per keqmenaxhimin e paaftesine se Ujesjellesit, per te dale nga lista e debitoreve te KESH-it", tha nenkryetari Buka, duke bere apel per zgjidhjen sa me te shpejte te kesaj gjendjeje te rende.

Ne emer te qytetareve qe perfaqeson, nenkryetari i Bashkise se Shijakut kerkoi zgjidhjen urgjente te ketij problemi shqetesues, te cilin e quajti te paprecedent, si dhe nxjerrjen e pergjegjesive te strukturave shteterore, te cilat kane shkaktuar penalizimin masiv te nje qyteti te tere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›