Gjirokastër, ndalohen dy shtetas
Gjirokastër - Dy shtetas janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës përkatësisht Fitim Fyti i cili akuzohet për trafik klandestinësh dhe Romeo Dushku për konrabandë cigaresh.
Mbrëmë vonë forcat speciale të Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve kapën në flagrancë 31 vjeçarin Shyti teksa ishte duke ndihmuar 4 shtetas nga rrethi i Fierit. Sipas dëshmive rezulton se ai përfitonte nga 700 euro nga secili klandestin.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme policia e Gjirokastrës ka arrestuar edhe Romeo Dushkun nga Elbasani i cili po transportonte cigare kontrabantë nga Greqia. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se nga kontrolli në mjetin e tij, maune me targa TR 45 81 L rezultoi se kishte fshehur në pjesën anësore të kokës së maunes dhe mbi gomën e pasme të rimorikos 80 steka me cigare të markës “Marlboro e Bardhë”. Ndërsa mjeti ishte i ngarkuar me bateri makinash.