E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat: Drejtesia, e kercenuar nga qeveria

Tiranë-Për herë të parë shoqëria civile ka dalë sëbashku për të kundërshtuar disa projektligje. Bëhet fjalë për projekligjin e avokatisë, të prokurorisë dhe të gjykatave që janë hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Shoqata e Avokatëve, Shoqata e Noterëve, Shoqatave të Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve i kanë kërkuar deputetëve të mos miratojnë këto ligj pa marrë edhe ndryshimet që ato propozojnë.

Sipas krerëve të shoqatave, disa nene janë në kundërshti të plotë me Kushtetutën dhe cënojnë rëndë pavarësinë e drejtësisë. "Vihet re nje tendence ne rritje e qeverise per te nderhyre ne punet e gjyqesorit qe cenon pavaresine", u shpreh Manjola Bejleri, kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

Ashpër për draftin e avokatisë foli sekretari i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, duke e konsideruar si nje ndërhyrje të padrejtë. Ai tha se qeveria me anë të këtij ligji kërkon të ndërhyjë në dhënien e drejtesisë, ku më shqetësuesve është ai i akzekutimit të vendimeve të gjykatave.

Ndërsa sekretari i komitetit drejtues të shoqatës së prokuroreve, Shkelqim Hajdari, lëshoi kritika për ligjin e prokurorisë i cili edhe pse u ripunua nga Ministria e Drejtesise sërish ka mjaft çështje që prekin pavarësinë, duke përfshirë dhe atë te heqjes se imunitetit te prokuroreve. "Shoqata kombetare e prokurorerve ashtu sic ka kerkuar me force qe prokuroret te kene te mbrojtur mirekupton dhe ndan te njejin shqetesim me politiken e cila me te drejte kerkon te pastrohet nga prokuroret e paafte dhe te korruptuar", u shpreh Hajdari.

Takimi që u zhvillua sot në kryeqytet u përshendet nga drejtori i zyrës këshillimore të BE-së EURALIUS, Roland Miklau i cili mbeshteti deklaraten e presidentit Topi te premten ne KLD, sipas se ciles reforma ne drejtesi duhet hartuar nga te gjitha palet, duke lene te kuptohet se kjo çështje ka nevoje për konsenus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›