E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e Kosova te intensifikojne bashkepunimin

Per presidentin e Kosoves Behgjet Pacolli marredheniet me Shqiperine kane nje rendesi te dores se pare ne menyre qe sic tha ai te dy vendet te kene te njejta standarte. Kjo sipas Pacollit arrihet duke intensifikuar komunikimin shkembimin e mallrave dhe njerezve. Kosova ka nevoje qe te punoje me krjimin e nje atmosfere te volitshme nderkombetare por dhe pse jo te permiresoje imazhin shume te demtuar me qellim nga dikush. Behgjet Pacolli i quajti bisedimet mes Prishtrines e Beogradit shume te rendesishme por duke precizuar se asnje bisedim nuk do te kete per pavaresine integritetin dhe kufijte e saj. Presidenti Bamir Topi pas nje takimi me homologun kosovar tha se te dy vendet jane nxitese per bashkepunimin rajonal ne nje treg qe sipas tij shkon ne rreth 60 milione banore. E ardhmja e vendeve tona jo vetem politikisht eshte e qarte ne linjen euroatlantike por patjeter qe e ka te nevojshme qe te stimulohen raporte me intensive te komunikimit institucional. Ai u angazhua per nje rol me dinamik te Tiranes zyrtare ne shtimin e njohjeve te tjera ne planin nderkombetar per Republiken e Kosoves. Presidenti Pacolli ka planifikuar qe deri ne mesditen e se martes te kete kontakte me perfaqesuesit kryesore te spektrit politik. Kjo eshte vizita e tij e pare jashte Kosoves qe kur mori mandatin si president i Republikes se Kosoves.

Autor A Muka

Redaktoi A Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›