Mosmarreveshjet mes presidentit Karzai dhe gjeneralit Petreas shqetesojne Pentagonin

Nje sere mosmarreveshjesh mes Presidentit Karzai dhe Gjeneralit Petras kane muaj qe kane nisur.
Presidenti Karzai deshiron qe kompanite private te sigurise te lene vendin thuajse menjehere. Gjenerali Petreas thote se ato jane te domosdoshme dhe per nje periudhe shtese.
Preisdenti Karzai do qe tu jepet fund bastisjeve ushtarake ndaj shtepive te te dyshuarve si kryengrites afgane. Gjenerali Petreas i konsideron keto bastisje si nje pjese thelbesore te perpjekjeve te tij kunderterrorizmit.
Presidenti Karzai i tha gazetes Washington Poste ne fundjave se ai deshiron nje pakesim te forcave amerikane ne Afganistan dhe se ai deshiron qe forcat qe do te qendrojne ne vend te rrijne ne bazat e tyre sa me shume qe te jete e mundur.
Gjenerali Petreas thote se cdo shkurtim do te behet ne baze te kushteve te sigurise dhe aftesive te forcave afgane te sigurise dhe se ne kete moment ata nuk do te lejojne asnje shkurtim forcash. Persa i perket ritmit te operacioneve ushtarake Petreas thekson vazhdimisht se vetem gjate ketyre muajve te fundit ai ka patur forca ushtarake te mjaftueshme per te administruar nivelin e operacioneve qe ai beson se jane te domosdoshme per te luftuar kryengritesit.
Artikulli i gazetes Washington Post citon zyrtare amerikane te kene thene se gjenerali Petreas eshte shprehur i habitur dhe i zhgenjyer nga theniet e fundit te Presidentit Karzai dhe se sjellja e presidentit mund ta beje pozicionin e gjeneralit te pambrojtur.
Por nje zedhens i Pentagonit koloneli i Flotes Amerikane David Lapan tha dje se ai i sheh keto mosmarrveshje si te kuptueshme.
Gjenerali Petreas ka nje kendveshtrim bazuar tek misioni i tij. Dhe presidenti Karzai ka nje kendveshtrim bazuar ne rolin e tij si udheheqes i Afganistanit. - tha ai
Lapan thote se zyrtare te larte te Pentagonit duan qe gjenerali dhe presidenti afgan te punojne per te zgjidhur problemet mes tyre. Z.Lapan tha
Kjo eshte dicka te cilen udheheqesit ne Kabul NATO Gjenerali Petreas dhe qeveria e Karzait duhet ti zgjidhin mes tyre. Disa shqetesime te shprehura nga Presidenti Karzai nuk jane te panjohura per ne. Ne i kemi degjuar ato dhe ne te kaluaren. Ata ne Afganistan po punojne mbi keto mosmarreveshje
Presidenti Karzai do te kete mundesine qe te shtroje ceshtjet e tij direkt tek Presidenti Obama dhe udheheqes te tjere te koalicionit gjate samitit te NATO-s ne Lisbone kete jave. Dhe ndonese ai mund te gjeje mirekuptim per pikesynimet e tij ai ndoshta nuk do te gjeje mbeshtetje per thirrjen e tij per ndryshime madhore e te menjehershme ne operacionet e aleateve.
Psh sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha te henen se operacionet e udhehequra nga te dhenat e sherbimeve sekrete qe kane si objektiv kryengrites te rangut te larte dhe rrjetet e tyre jane nje elemente baze i operacioneve ushtarake te aleances.
Ne besojme se keto operacione jane ne interesin me te mire te popullit te Afgansitanit te qeverise afgane dhe trupave te ISAF te cilat po punojne me homologet e tyre afgane per sigurine e vendit. - tha zonja Klinton
Klinton tha se forcat afgane marrin pjese ne keto aksione dhe se ata kane nje ndikim domethenes tek udheheqja e kryengritesve dhe rrjetet me te cilat ata veprojne.
Ajo tha se udheheqja amerikane ndan te njejtat shqetesime me disa nga ceshtjet e ngritura nga Presidenti Karzai dhe se NATO ka ndryshuar disa prej taktikave te saj per te lehtesuar shqetesimet e Afganistanit.
Por ajo tha se cdo ndryshim madhor si pakesim i trupave ose pakesim i operacioneve do te varet vetem nga kushtet e sigurise dhe nga aftesite e forcave afganase.
Shume prej udheheqesve qe do te marrin pjese ne samitin e NATO-s mes tyre dhe Presidenti Obama do te ishin shume te lumtur qe te pakesonin numrin e trupave te tyre ne Afganistan sebashku me ritmiken operacionale dhe humbjen ne njerez.
Presidenti Obama ka thene se procesi do te nise korrikun e ardhshem. Por ai dhe udheheqesit e tjete kane shprehut shqetesimin se levizjet e shpejta mund te shuajne arritjet qe ka sjelle shtimi i trupave kete vit.
Duket se kjo eshte nje ceshtje delikate per te gjithe udheheqesit sidomos perballe kundershtimit te forte ndaj luftes nga nje numer udheheqesish europiane dhe deklarates se Persidenti Karzai se populli i Afgansitanit do qe trupat e huaja te largohen nga vendi.