E Shtunë, 31 Tetor 2026

2.5 milione pelegrine ne Malin Arafat

Nga Express me 15 nentor 2010 ne ora 2013

Mbi 2.5 milione myslimane te mbledhur per pelegrinazhin vjetor te haxhit te henen mblidhen ne Malin Arafat qe eshte dhe nje nga momentet kyce te pelegrinazhit. Ky eshte vendi ku profeti Muhamet beri predikimin e lamtumires 14 shekuj me pare.

Myslimanet besojne se ne kete dite hapen dyert e parajses per t146iu pergjigjur lutjeve dhe falen mekatet.

147Eshte nje ndjesi e jashtezakonshme. Shpresojme qe Zoti t146i fale te gjithe dhe t146i pranoje lutjet e tyre148 tha Muhamed Babaki nje nga besimtaret siriane qe gjenden ne haxh kete vit.

Dhjetera mijera pelegrine te veshur ne te bardha kane filluar ngjitjen ne qytetin e Mintes qe ne agim duke thirrur 147Zot jam ketu per t146iu pergjigjur thirrjes tende148.

Banoret vendes dhe humanistet kane ofruar ushqim dhe ombrella per te mbrojtur pelegrinet nga dielli. Shume nga pelegrinet jane derguar me autobuse.

Haxhi ka filluar te dielen ndersa pelegrinet i jane drejtuar qytetit te Mekes apo direkt Mines. Pas perendimit te diellit pelegrinet do te levizin ne Muzdalifa per te mbledhur guralece per te goditur murin me gure.

Rituali paraqet sfidimin qe i behet djallit dhe perkushtimit per t146i rezistuar tundimit.

Haxhi zgjat pese dite. Islamin tashme e ka perqafuar cereku i popullsise boterore dhe haxhi eshte nje nga obligimet qe secili mysliman duhet ta permbushe te pakten nje here ne jeten e tij.

Zyrtaret saudite thane se u kane dhene lejen 1.7 milione pelegrineve nga shtetet e huaja ndersa 200 mije vende jane rezervuar nga pelegrinet brenda Arabise Saudite dhe shteteve te Gjirit.

Autoritetet saudite kete vit kane marre masa te shtuara per te shmangur incidentet si pasoje e turmes se dendur. Deri tani haxhi kete vit ka qene pa incidente.

Ne vitet e fundit pelegrinazhi i haxhit eshte pasuar nga zjarret kolapsi i hoteleve perleshjet e policeve me protestues si dhe dyndjet vdekjeprurese te turmes.

Nje tren per here te pare po operon ne zonat e haxhit ne perpjekje per te ulur rrezikun nga dyndjet e turmes. Pritet qe ai te transportoje 180 mije pasagjere gjate ngjarjes 5-diteshe.

Sulmet nga krahu rajonal i Al Kaides nuk jane perjashtuar nga zyrtaret saudite. Por vete Al Kaida e Gadishullit Arabik ka thene ne nje deklarate se nuk ka ndermend qe t146i sulmoje pelegrinet gjate haxhit. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›