E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja ngre shifrat e deficitit dhe borxhit te Greqise

Bashkimi Evropian njoftoi se niveli i borxhit te Greqise si dhe deficiti i ketij vendi vitin e kaluar ishin shume me te larte se sa llogaritjet e meparshme duke e bere me te veshtire per Athinen qe te arrije objektivat e caktuara ne marreveshjen e shpetimit ekonomik. Bashkimi Evropian njoftoi sot shifra te reja sipas te cilave borxhi i Greqise per vitin 2009 ishte baras me 15.4 per qind te prodhimit te pergjithshem kombetar dhe jo 13.6 per qind sic u llogarit ne muajin prill. Gjithashtu BE-ja tha se borxhi i akumuluar i ketij vendi ne fund te vitit te kaluar perbente rreth 127 per qind te GDP-se dhe jo 115 per qind qe ishte llogaritur me pare.

Ministri grek i Financave u takua sot me zyrtare te Fondit Monetar Nderkombetar Komisionit Evropian dhe Bankes Qendrore Evropiane pak para se Bashkimi Evropian te publikonte statistikat e ndryshuara rreth borxhit dhe deficitit te Greqise.

Perfaqesues te tre delegacioneve ishin ne Athine per te rishqyrtuar financat e Greqise ne kuader te kontrolleve te regullta rreth zbatimit nga Greqia te paketes se ndihmes ekonomike prej 150 miliarde dollaresh qe iu dha ketij vendi ne muajin maj per ta shpetuar nga falimentimi.

Kryeministri George Papandreou kembenguli javen e kaluar se qeveria e tij do te permbushte objektivin e uljes se deficitit me te pakten 5.5 per qind deri ne fund te vitit.

Por ne nje interviste qe dha gjate fundit te javes ai e pranoi se shifrat e reja do te shtonin presionin per qeverine e tij per te ulur koston madje ai tha se Greqia do te kerkoje nje afat shtese per ripagimin e borxheve.
Ne do te bejme nje riorganizim te te gjithe sektorit publik ne nje menyre qe nuk do te behet bare per popullin por do te kerkoje uljen e humbjeve dhe shtimin e transparences tha sot zoti Papandreou.

Greqia eshte perpjekur te shtoje te ardhurat nderkohe qe shifrat zyrtare tregojne se ajo eshte mbrapa ne kete drejtim ndonese ka shenuar permiresim ne shkurtimin e shpenzimeve.
Megjithe keto njoftime negative per Greqine kryeministri Papandreou u shpreh sot me optimizem rreth planeve te qeverise se tij per ekonomine.

Zoti Papandreou foli per gazetaret ne Konferencen Socialiste Nderkombetare ne Paris pak para se Agjencia e BE-se per statistikat publikoi hollesite rreth borxhit te Greqise. I pyetur se sa optimist eshte nga rezultati i zgjedhjeve
U duk qarte se populli kerkon nje vazhdim te qendrueshmerise ne punen tone per te shpetuar ekonomine dhe per te reformuar vendin tone dhe per ta ndryshuar ate per me mire tha zoti Papandreou lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale dje te cilat i dhane atij nje fitore te mirepritur megjithe recesionin dhe papunesine ne ritje.

Partia e tij socialiste ne pushtet fitoi garat per kryetar bashkie ne Athine dhe ne Selanik per here te pare pas 24 vjetesh nderkohe qe kandidatet socialiste fituan 8 prej 13 garave per guvernatore rajonale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›