Parlamenti grek miraton nje takse per pasurite e patundshme

Parlamenti i Greqise miratoi mbreme nje takse te re per pasurite e patundshme e cila eshte pritur me shqetesim te madh nga greket e thjeshte pasi thellon masat fiskale ndaj tyre. Por kjo mase shihet nga ana tjeter e detyrueshme per qeverine greke per te plotesuar kushtet e kreditoreve dhe per te ruajtur pranine ne eurozone vleresojne analistet nga Athina. Amendamenti ligjor qe ishte propozuar u miratua nga deputetet e Pasokut ne pushtet perfshire edhe voten e nje deputeteje te pavarur te perjashtuar nga Partia e opozites Demokracia e Re.
Megjithese votimi ishte kundershtuar nga qindra qytetare greke ai ishte inkurajuar per te frenuar evazionin fiskal edhe ne kete sektor . Vendimi prek edhe komunitetin e emigranteve shqiptare te cilet perbejne edhe numrin me te madh te emigranteve te huaj ne Greqi. Shume prej tyre kane blere shtepi apo dyqane per biznese te vogla ne Greqi dhe taksa e re pritet te rendoje mbi kete kategori.
Taksa sipas amendamentit te aprovuar vihet mbi ato ndertesa qe kane nderlidhje me rrjetin elektrik. Sipas paketes se miratuart tarifat e taksave per pasurite e patundshme variojne nga 05 Euro per meter katror deri ne 16 euro per meter katror. Tarifat vendosen ne varesi te vleres se zones ku ndodhet ndertesa dhe te vjetersise se godinave.Taksa e re sipas amendamentit te ri ligjor te miratuar nga Parlamenti Grek paguhet nga pronari pasurise se patundshme dhe ne raste kur godina eshte leshuar me qira kete takse e pagur personi qe ka nenshkruar kontraten e qerase.
Nderkaq edhe sot vijon ne pikat e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Greqise greva e doganiereve greke e cila ka bllokuar prej mengjesit te dites se djeshme hyrjen dhe daljen e te gjitha mjeteve. Greva e nepunesve greke te doganes sipas njoftimeve paraprake do te mbyllet mengjesin e se enjtes.