Mospagesa e ujit në Kukës, bashkia mban 18% të ndihmës ekonomike
Kukës- Për shkak se një pjesë e madhe banorëve në Kukës nuk shlyejnë detyrimet ndaj Ujësjellësit, Bashkia ka gjetur një mënyrë tjetër për të vjelë arkëtimet. Duke qenë pjesë e aksionerëve të Ujësjellësit, bashkia ka vendosur që detyrimet e banorëve ti mbajë në aistencën ekonomike.
Sot banorët kanë shkuar për të marrë ndihmën ekonomike, por ata kanë marrë reth 18% më pak të vlerës së tyre, pasi pjesa tjetër është mbajtur për ujin e pijshëm.
Duket se kjo ka qenë një zgjidhje e leverdisshme për bashkinë, e cila të njëjtën gjë po bën edhe me personat që nuk paguajnë taksat vendore.
Prej disa kohësh niveli arkëtimeve në ndërmarrjen e Ujësjellësit ka rënë ndjeshëm, pasi një pjesë e madhe e banorëve nuk e shlyejnë detyrimin prej 600 lekësh në muaj. Kjo ka bërë që mbajtja e një pjese të ndihmës ekonomike, të shtojë 12 milionë lekë në arkë, ndonëse sistemi i ujësjellësit është me shumë probleme.