Rama prezantohet si kandidat në Vlorë: Përfaqësoj qytetin historik
Vlorë- Krytari i Parisë Socialiste Edi Rama është prezantuar sot zytarisht si kandidat për deputet në Vlorë. Para sipmatizantëve të tij,në pallatin e sportit, Ramai ka thënë se vendosi të kandidojë në Vlorë, sepse ai është qyteti ku lindi pavarësia dhe qeveria e parë.
Prezantimin kryesocialisti e nisi me një dokumentar kushtuar jetës së tij, ku familjarë dhe kolegë, kanë komentuar klarakterin e tij. Pas dokumentarit, ai mbajti një fjalim, ku ka thënë se gjatë tetë viteve qeverisje, kryeministri Sali Berisha e ka lënë pasdore Vlorën.
Vlora, ishte vendi ku ndjehesha i lirë. I lirë dhe pjesë e një bote që gjatë vitit të shkollës unë nuk e njihja. Bota e djemve të skelës, bota e peshkatarëve, bota e notit. Vlora e vajzave të Flamurtarit, Vlora ku shkonte e gjithë Tirana dhe e mundte. Unë kam bërë shumë fjalime, para njerëzve, por asnjëherë si sot nuk kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme si par jnë provimi. Ju e dini që unë mund ta vendosja emrin tim për të qenë deputet kudo dhe ju siguroj se vendimi për të vendosur emrin tim në Vlorë nuk ka qenë për tia bërë vetes më të lehtë, por për të marrë përgjegjësinë e përfaqësimit të kryeqytetit të historisë së shqiptarëve,- tha Rama.
Më tej ai ka thënë se qeveria nuk financon bashkinë socialiste të Vlorës, duke menduar se nuk do të marrë asnjëherë mbështetjen e qytetarëve të saj. Ai u shpreh se gjatë katër viteve PS-ja do të bëjë aq sa janë barë gjastë 20 viteve.
Jam këtu në Vlorë për tu thënë se Shqipëria mund të bëhet se Shqipërinë do ta bëjmë. Në këto 20 vjet, Vlora ka pasur shumë nevoja, ajo është zhvilluar falë sakrificave, punës dhe vullnetit të njerëzve të saj. Një qeveri socialiste nuk financonte në Vlorë se mendon se vlonjatët i kishte në xhep dhe votat e tyre i merr nëse punonte apo jo. Për Vlorën më pas qeveria e Saliut nuk e financoi asnjëherë Vlorën, se e sheh si vendin ku nuk do të gjejë kurrë mbështetje dhe vendi ku sa herë votohet do të ndëshkohet dhe do të largohet po të ishte për Vlorën. Në katër vitet e ardhshme do të bëjnë sa nuk është bërë në 20 vjet të marra sëbashku, u shpreh Rama.
vijon…