KVV: Fushata nisi para kohe dhe u shkel ligji, del jashtë kontrollit
Tiranë- Koalicioni Vëzhguesve Vendorë ka reguar lidhur me nisjen e fushatës elektorale, duke thënë se ajo filloi para kaohe dhe kjo ka bërë që të jetë e pakontrollueshme.
Në një deklaratë për mediat KVV-ja shprehet se në bazë të ligjit fushata zgjedhore duhet të niste më 24 maj, dhe jo dy javë para.
Mbarëvajtja dhe mbikëqyrja e kësaj fushate prej autoriteteve përgjegjegjëse del jashtë kontrollit, pasi ligji e rregullon këtë mbikqyrje dhe monitorim vetëm për një muaj nga rreth 6 muaj fushatë të zhvilluar tashmë. Për këtë Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit dhe mbështet Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të vënë gjithë këtë proçes në shina ligjore, duke marrë masa dhe vendosur sanksione administrative ndaj të gjitha subjekteve politike që kanë shkelur afatin e çeljes së fushatës zgjedhore,- thuhet në deklartë.
Sheqtësime ka pasur edhe sa i përket edhe përdorimit të burimeve njerëzore, të cila sipas KVV-së duhet të shfrytëzohen na bazë të ligjit aktual lidhur me fushatat zgjedhore.