Mosregjistrimi opozita tenton bllokimin e procesit ne KQZ

KQZ Zguri Mosregjistrimi i opozites po na krijon probleme. Akuza Opozita s039po zbaton kuadrin ligjor po ve ne veshtiresi KQZ-ne
Opozita e majte po tenton nje tjeter bllokim te punes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kete here duke shtyre ne limitet e fundit kohore regjistrimin si subjekt politik prane ketij institucioni per hyrjen ne garen elektorale te 8 majit. Afati ligjor per regjistrimin e partive percakton daten 8 mars nderkohe qe aktualisht prane KQZ-se jane pa u regjistruar vetem partite opozitare konkretisht PS-ja dhe PBDNJ-ja. Nisur nga ky bllokim KQZ shpreh shqetesimin se po krijon probleme ne mirefunksionimin e procesit zgjedhor. Klement Zguri nje nga anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ analizon ecurine e procesit zgjedhor dhe vendimet e fundit e marra nga KQZ-ja te cilat jane te bazuara vetem ne ligj. Zguri permendi se kuadri ligjor e administrata jane te rendesishme. Por nenvizoi faktin se eshte opozita ajo qe spo zbaton kuadrin ligjor. Anetari i KQZ-se Klement Zguri nenvizoi se nje pjese e subjekteve vene ne veshtiresi KQZ-ne. Zguri u shpreh se komisionet duhet te ndertohen ne baze te ligjit. Ai beri me dije se KQZ tejkaloi afatet per te mos penguar procesin por disa forca politike vazhdojne te krijojne probleme. Partite politike duhet te regjistrohen ne KQZ - tha Zguri. Sipas tij ka nje permiresim te dukshem ne listat zgjedhore.
Zguri vuri ne dukje se KQZ operon me vendime e udhezime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 10 parti per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ne mbledhjen e se premtes gjithashtu KQZ-ja regjistroi edhe 121 vezhgues te Unionit Shqiptar per Cilesine e Jetes te cilet do te monitorojne zgjedhjet lokale. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani paralajmeroi dy dite me pare se nuk do te toleroje me ne respektimin e afateve ligjore qe kane te bejne me procesin e 8 majit 2011. Madje nje gje e tille eshte bere e njohur nga kreu i ketij institucioni Arben Ristani edhe per sa i perket ceshtjes se regjistrimit te subjekteve politike e drejta e te cilave per te bere kete gje perfundon ne daten 8 mars. Sipas Kodit Zgjedhor partite politike duhet te regjistrohen maksimalisht deri 60 dite para dites se zgjedhjeve qe do te thote deri ne daten 8 mars mbaron afati per regjistrimin e partive politike si subjekte te ketij lloji. Une shpresoj qe te gjithe jane te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem qe ligji duhet zbatuar sepse ne te kundert do te perballen me pasojat ligjore - tha Arben Ristani. Kreu i KQZ-se Arben Ristani iu referua edhe nje here ceshtjes se percaktimit te komisionereve zgjedhore ku opozita nuk paraqiti asnje propozim cka e detyroi KQZ-ne qe te shpallte vakante 66 vende per zyrtaret e ketij niveli. Askush nuk mund te dale mbi ligjin - tha me kete rast kreu i KQZ-se.