E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, ja emrat e kandidatëve në bashkitë kryesore

Gara elektorale sa vjen e bëhet më e qartë ndërkohë që kanë mbetur më pak se 60 ditë që nga nisja e saj. Partitë politike kanë qartësuar pothuajse të gjithë përballjet sidomos ato në bashkitë më të mëdha në vend. Në kryqytet ashtu siç pritej përballja vjen këtë herë për Partinë Socialiste sërish nën emrin e Edi Ramës por për mazhorancën nën emrin e Lulzim Bashës, ministri aktual i brendshëm. Kjo është padyshim përballja më e madhe mes mazhorancës dhe opozitës në luftën për qeverisjen vendore të pas 8 majit. Durrësi një tjetër bashki e rëndësishme sjell përballë mazhorancën dhe opozitën. Këtë herë Vangjush Dako, kryetari aktual përballet me ministrin e kulturës rinisë dhe sporteve Ferdinand Xhaferri. Në Fier nga bashkitë më të mëdha në vend, socialistët nxjerrin në këtë garë Baftjar Zeqon ndërsa demokratët Bujar Hasën, ky kandidat i Lëvizjes Socialisë për Integrim, aleat në bashkqeverisje me Partinë Demokratike. Shkodra përball Lorenc Lukën kryetarin aktual demokrat me Namik Koplikun ose Genc Uruqin e socialsitëve. Vlora nxjerr në garë Shpëtim Gjikën, kryetar aktual në mandatin e tij të dytë, përballë deputetit aktual të mazhorancës Ardian Kollozi. Korça një tjetër bashki e rëndësishme përball kryetarin aktual socialistin Niko Peleshi me prefektin Andrea Mano. Elbasani, një tjetër bashki e rëndësishme Qazim Sejdini i socialistëve, ndërsa koalicioni i djathtë garon me emrin e Durim Hushit nën siglën e LSI-së. Pogradeci voton në këto zgjedhje për Artan Shkëmbin e PS-së ose për Luan Topçiun e LSI-së.
Ndërsa për bashkinë e Sarandës do të garojnë Edmond Gjoka i Psë, dhe Stefan Çipa ose Jorgo Mitro. Socialsitët në Gjirokastër do të garojnë me Flamur Bimën ndërsa në Kukës demokratët me Hasan Halilin ndërsa Berati është zonë e lënë e lirë për LSI-në me Fadil Nasufin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›