E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i keq, furtunë në Durrës, përmbyten disa rrugë

DURRES - Mot i keq me shi e furtunë në qytetin bregdetar të Durrësit. Moti i keq ka krijuar probleme në shumë zona në qytet, si pasojë e reshjeve të dendura, duke sjellë përmbytje në shumë rrugë.

Probleme më të mëdha hasen në zonën e stacionit të trenit, në rrugën “Aleksandër Goga” në qendër të qytetit, në hyrje të portit në rrugën “Skënderbej”, si dhe në disa zona të tjera ku rrugët janë përmbytur dhe krijojnë vështirësi në qarkullim.

Moti nuk ka sjellë probleme për lundrimin e anijeve në det, çka konfirmohet nga kapiteneria e portit të Durrësit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›