E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i keq ne Bosnjenje grua vdes ngarreshqitja e tokes

SARAJEVEuml- Nje grua gjeti vdekjen sot ne qytetin Tuzla ne verilindje gjate shembjes se nje shtepie nga nje rreshqitje toke si pasoje e shirave te rrembyeshem qe bien ne Ballkan qe prej disa diteve.

Djali i kesaj gruaje dhe nje grua e moshuar ndodhen ende te bllokuar nen rrenoja i beri te ditur AFP-se Lejla Kuluglija-Memisevic.
Bashkeshorti i viktimes u evakuua me plage jo te renda shtoi i njejti burim. Shtepia njekateshe u mor me vete me teper se 100 metra dhe u shemb ne balte njoftoi agjencia Fena.

Disa ekipe te ndihmes se shpejte police dhe zjarrfikes luftojne per shpetimin e dy personave ende te bllokuar nen rrenoja. Disa shtepi perreth jane gjithashtu te rrezikuara vazhdoi i njejti burim.

Lindja e Bosnjes eshte me e prekura nga shirat e rrembyeshem te diteve te fundit. Lumi Drina kufiri natyror mes Bosnjes dhe Serbise ka shkaktuar permbytje dhe evakuimin e mijera personave.
e.n/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›