KQZ nis puna per pergatitjen e zgjedhjeve te 8 majit 2011
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon punen per pergatitjen e procesit elektoral te 8 majit 2011. Ne funksion te ketij qellimi paraditen e sotme ky institucion pritet te marre vendimin Per miratimin e strategjise se trajnimit te anetareve te komisioneve zgjedhore te niveleve te dyta dhe treta per zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 08 maj 2011. Pak dite me pare kreu i KQZ-se Arben Ristani paralajmeroi se vendimi per djegien e fleteve te votimit pritet te brenda dy javeve. Sipas tij afrimi i zgjedhjeve te ardhshme vendore e ben kete te domosdoshme. Ristani ka shtuar se puna e tij dhe e KQZ-se eshte perqendruar tek zgjedhjet e vitit 2011 dhe jo tek politika se ciles iu la mjaft kohe per kompromis. Tani nuk ka me kohe. Aktualisht neve na ka mbaruar kjo kohe qe kishim. Mbledhja e shtyre e KQZ-se do te ribehet brenda dy javesh per pastrimin e kutive te zgjedhjeve te kaluara - tha Ristani. Sipas tij tashme nuk mund te tolerohet asnje afat shtese ndersa theksoi se per te kane rendesi zgjedhjet e ardhme dhe jo qendrimi politik. Nuk mund ti tolerojme vetes asnje veprim tjeter. Nuk mund te mendoj se cfare duhet te beje politika jam i perqendruar te mendoj se si KQZ-ja do te organizoje zgjedhjet e ardhshme - tha ai. Ne daten 18 shtator me 5 vota pro dhe 1 kunder KQZ-ja shtyu per nje afat te pacaktuar vendimin per djegien e fleteve te votimit 28 qershorit. Anetaret e KQZ-se duket se iu binden thirrjes se partive politike PD dhe PS per ta shtyre ne kohe djegien e fleteve duke shmangur acarimin e situates politike.
s.g/GSH/BalkanWeb
s.g/GSH/BalkanWeb