E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mot i keq në Shkodër, Beci: Po punojmë për zhbllokimin e aksit Theth-Ndërlysaj

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Zonat malore të Shkodrës janë prekur sot nga moti i keq. Ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar mbi situatën e momentit, ku sipas tij, më problematike është rruga Theth-Ndërlysaj, e cila është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh.

“Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor. Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese”, shprehet Beci.

Akset në Shkodër të bllokuara nga bora dhe rrëshqitja e dherave 1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›