E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, ulje e temperaturave në mëngjes dhe mbrëmje

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/12 Diell pak re
Kukës 7/17 Diell re
Lezhë 9/17 Diell pak re
Dibër 2/13 Diell re
Durrës 8/18 Diell
Tiranë 8/18 Diell
Elbasan 6/19 Diell re
Berat 4/19 Diell pak re
Vlorë 7/17 Diell
Korçë 3/12 Diell re
Gjirokastër 3/17 Diell re
Sarandë 7/18 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›