E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe ulje temperaturash

Ditën e sotme (28 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të  madhe të territorit, e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s , ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 9deri 16°C;

Në zonat e ulëta 12 deri 21°C;

Dhe në bregdet 15 deri 22°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›